Të humbësh jetën për një selfie, 259 viktima nga “killfie”
Nga muaji tetor i vitit 2011 deri në nëntor të vitit 2017 ishin 259 personat që humbën jetën në tentativë për të realizuar selfie, fotografi ose video në kushte ekstreme dhe duke rrezikuar tej mase.
Është kjo ajo që thotë ‘Eurispes’, duke saktësuar se 106 viktima janë me moshë nga 20 deri në 29 vjeç dhe 76 viktima me moshë nga 10 deri në 19 vjeç.
Këto dy kategori përfaqësojnë 70.3% të totalit të vdekjeve për shkak të të ashtuquajturave “killfie” (selfie vrastare).
Në raportin e ‘Eurispes’ të India Institute of Medical Sciences në Neë Delhi, thuhet se 20 viktima të tjera janë me moshë nga 30 deri në 39, dy nga 50 deri në 59 dhe tre nga 60 deri në 69 vjeç.
Nga 259 viktimat të cilët humbën jetën për të realizuar një selfie në vende apo rrethana të guximshme, 153 janë meshkuj dhe 106 femra, shkruan noa.al.
Studimi thotë se 70 persona janë mbytur, 51 kanë mbetur viktima nga mjetet e transportit, 48 juanë rrëzuar duke sfiduar ligjin e gravitetit, 48 janë djegur, 16 janë goditur nga rrufetë, 11 janë vrarë me armë zjarri dhe 8 janë sulmuar nga kafshë të egra.