Të sapomartuar, ja rregullat e çmendura që gruaja i vendosi burrit
Polemika në mediat sociale ka ndezur një grua australiane, pasi ka postuar një listë më rregullat strikte që burri i saj duhet t’i ndjekë.
Rregullat nxitën një debat të gjerë, duke marrë rreth 500 pëlqime dhe mijëra komente nga përdoruesit e “Facebook”, të cilët u shtangën nga kufizimet e vëna për partnerin e saj.
“Ky është një negocim, jo martesë!”, – ishte një nga komentet që kishte marrë gruaja australiane.
Në listën e rregullave përfshihen nga mospasja e shoqeve te mosdalja jashtë vetëm:
1.Jo shoqe femra
2-Jo rrjete sociale
3-Jo shokë me partnere, duhet të jenë shokë beqar
4-Duhet të punosh minimum 50 orë në javë
5-S’duhet të pish duhan
6-Mundesh të pish alkol, vetëm 2 herë në vit, ose më pak dhe zduhet të dehesh
7-Jo play-station, ose lojëra të tjera elektronike
8- Jo video porno
9-Duhet të mbash shtëpinë pastër gjithmonë
10- Të mos dalësh jashtë, pa mua!”