Temperaturat e ulëta, skuadra e Premier League hap dyer e stadiumit për të pastrehët

Crystal Palace mund të jetë skuadra më e varfër londineze, por kjo nuk e ndal që të bëj bamirësi. Rasti i fundit ka të bëj me të pastrehët në rrugët e kryeqytetit anglez, që duke nisur që nga java e ardhshme do të marrin një trajtim special nga drejtuesit e skuadrës së Premier League.

Në fakt, këtë të enjte morën shërbimin plot 8 persona, ndërsa pritet që t’i ofrohen shtretër, ushqime të nxehta dhe mëngjes rreth 10 persona. Kampi është programuar të ngrihet në bazën e tyre, pranë stadiumit “Selhurst Park”.

Ne jemi të kënaqur që po bashkëpunojmë me Këshillin Croydon dhe agjensitë e tyre partnere për të siguruar që vendqëndrim momental për një strehë emergjente në rast të temperatura të ulëta”,-tha Alexander për “Sky Sports”.

“Klubi dëshiron të jetë një forcë për të mirë të komunitetit dhe ne jemi të lumtur të bëjmë çmos për të ndihmuar ata më në nevojë”,-shtoi ai.

Numri i të pastrehëve në Londër ka arritur një nivel rekord, ku mendohet se janë rreth 3.000 njerëz që flejnë në rrugë.

SHKARKO APP