Tentoi të thyente rekordin e saj, humb jetën “gruaja më e shpejtë në botë”
Gruaja më e shpejtë në botë ka ndërruar jetë në një aksident me makinën e saj me motor reaktiv teksa po përpiqej të thyente rekordin personal të shpejtësisë.
Pilotja profesioniste Jessi Combs, humbi jetën në moshën 36 vjeçare në makinën e saj të quajtur Shqiponja Supersonike e Amerikës së Veriut. Rekordi i ri që ajo po përpiqej të vendoste ishte 813km/h.
E cilësuar si gruaja më e shpejtë në botë mbi katër rrota ajo regjistroi një shpejtësi rekord me makinën e saj në vitin 2013 duke ecur me 480km/h. Dy vite më vonë ajo arriti të shkonte deri në 777km/h por u detyrua të ndërpresë xhiron për shkak të problemeve teknike.
Detajet e aksidentit nuk janë bërë të ditura ende por nga një njoftim zyrtar i familjarëve lajmërohej se ajo kushte ndërruar jetë në prani të njerëzve të dashur.