Testoni kujtesën tuaj në këtë mënyrë
Sipas një eksperti për kujtesën, njeriu çdo ditë e më shumë po e lë pas dorë “kujtesën” dhe e ka zëvëndësuar atë me aparatet teknologjike.
Pikërisht për këtë arsye njeriu çdo ditë e më shumë harron dhe gjërat më elementare për tu mbajtur mend.
Si çdo muskul tjetër në trup, sa më pak që e ushtrojmë trurin, aq më dembel bëhet. Prandaj është e rëndësishme të vihet në përdorim për ta përmirësuar memorien.
Veç kësaj, Chester Santos, kampion botëror i mbajtjes mend dhe autor i “Instant Memory Training for Success”, sugjeron t’i nënshtroheni këtij testi të kujtesës për të zbuluar se sa të mirë e keni.
Lexojeni këtë listë 14 fjalë të shkruara, por jo më shumë se dy herë dhe përpiquni t’i mbani mend.
Majmun, Zarf, Lum, Letër, Hekur, Laps, Litar, Shtëpi, Balonë, Kërmill, Pemë, Djathë, Këpucë, Guri.
Tani, në një fletë shkruani të gjitha fjalët që keni mbajtur mend. Pasi t’i shkruani, krahasojeni fletën me listën që gjendet më lart. 1-5 fjalë: Nëse kaq fjalë keni mbajtur mend, atëherë kujtesën e keni shumë të dobët.
Pra, keni nevojë për strategji të ndryshme të cilat ju ndihmojnë të bëheni më të prehtë. 6-8 fjalë: Jeni mesatar, mirëpo ka vend për përmirësim. 9-12 fjalë: Varësia nga Google dhe aplikacionet e ndryshme ende nuk e kanë shtruar efektin tek ju, mirëpo kujtesën e keni shumë të aftë. 13-14 fjalë: Jeni yll i memories! Aftësia juaj për të mbajtur mend mund të shfrytëzohet për t’u avancuar në jetën profesionale dhe për të korrur shumë sukses.
Megjithatë, pavarësisht se çfarë rezultati keni shënuar, lajmi i mirë është ky: Sipas Santos, libri i të cilit i ndihmon njerëzit ta ushtrojnë trurin dhe të përmirësojnë kujtesën, çdo njeri është i aftë t’i gjejë 14 fjalët e lartpërmendura.
Këtë mund ta bëni përmes metodave apo strategjive të ndryshme të të mbajturit mend, siç është kthimi i fjalëve në imazhe.