Themeluesi i Bitcoin merr me vete “sekretin” e 190 milionë dollarëve pasi vdes!
Rreth 190 milion dollarë në kriptovaluta janë “mbyllur” në një vrimë të zezë në internet pasi themeluesi i monedhës virtuale vdiq papritur, duke marrë me vete edhe kodin e aksesit.
Investitorët në QuadrigaCX, shkëmbimi më i madh i Kanadasë për kripto-valutat, nuk janë në gjendje të marrin fondet e tyre mbrapsht, pasi themeluesi i saj, Gerald Cotten, vdiq vitin e kaluar.
E veja e të ndjerit, Jennifer Robertson tha se shërbimi i detyrohet klientëve të saj, afërsisht 250 mln dollarë kanadezë, ose 190 mln dollarë amerikanë.
Cotten, 30 vjeç, vdiq në Indi dhjetorin e kaluar nga komplikimet e një sëmundjeje.
Ai ishte në Indi “për të hapur një jetimore për të siguruar një shtëpi dhe strehim të sigurt për fëmijët në nevojë”.
Lajmi pasoi një vendim nga Banka Kanadeze Imperiale e Tregtisë (CIBC) për të ngrirë 28 milion $ të aktiveve të mbajtura nga Quadriga pasi tha se nuk ishte në gjendje të identifikonte pronarët e vërtetë të fondeve.
Robertson nuk ishte e përfshirë në biznes. Në dosjen e saj, ajo vuri në dukje se kishte pasur “një numër të madhe komentesh në Reddit dhe platforma të tjera të bazuara në ueb në lidhje me Quadriga, vdekjen e Gerry (duke përfshirë nëse ai është me të vërtetë i vdekur) dhe monedhat e paguara”.
Ajo tha se kishte marrë edhe kërcënime dhe komente shpifëse.
Platforma vazhdoi të pranonte fonde pas vdekjes së Cotten, por u ndalua nga drejtorët më 26 janar.
Më 31 janar, QuadrigaCX paraqiti një kërkesë për mbrojtjen e kreditorëve në gjykatën supreme të Nova Scotia, pas muajsh vonesash transaksioni.
Në një seancë gjyqësore më 5 shkurt, kompania kërkon të emërojë Ernst & Young si një monitor të pavarur.