Toka do të goditet nga stuhia e rrallë diellore që mund të dëmtojë internetin

Një paralajmërim për një stuhi diellore që mund të ndikojë në furnizimin me energji të Tokës dhe të shkatërrojë internetin është lëshuar nga shkencëtarët.

Një vëzhgim i stuhisë gjeomagnetike u publikua nga Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës së SHBA-së dje, paralajmërimi i parë i tillë që nga janari 2005. Në atë kohë, doza më e lartë e rrezatimit në 50 vjet goditi tokën.

Stuhia diellore mund të prishë pajisjet elektronike si GPS dhe rrjetet e energjisë gjatë dy orëve që duhen për të arritur fuqinë e saj maksimale. Pas kësaj, mund të vazhdojë me forcë të reduktuar të shtunën dhe të dielën, sipas Shërbimit kombëtar i motit dhe klimës në Mbretërinë e Bashkuar.

Stuhia gjithashtu mund të lëshojë një ‘shfaqje spektakolare’ të dritës, ose aurora që i ngjan Dritave Veriore, në pjesën më të madhe të hemisferës veriore, duke përfshirë Britaninë e Madhe.

SHKARKO APP