“Toka e sheshtë”, njihni me ekipin më të ri në botë që kërkon të shkruajë historinë

Një klub i ri në Spanjë i quajtur “Toka e sheshtë” është duke u ngjitur gradualisht në elitën e futbollit spanjoll.

Është padyshim një nga ekipet më të veçanta në botë, për vetë faktin e idesë që ky klub futbolli ndjek.

Klubi fillimisht quhej Mostoles Balompie dhe këtë sezon arriti të ngjitet në divizionin e tretë në rang provincial në Spanjë.

Tashmë drejtuesit kanë vendosur që të ndryshojnë edhe emrin e klubit. Emri i ri i klubi spanjoll do të jetë Flat Earth ose e përkthyer në gjuhën shqipe, “Toka e sheshtë”.

Ky klub është themeluar për t’i dhënë mbështetje aty që mendojnë se toka është e sheshtë dhe jo e rrumbullakët siç është njohur deri më tani.

Në sajtin e klubit është shpjeguar edhe pse është bërë ky ndryshim i emrit dhe idenë që klubi do të ndjekë në të ardhmen.

Aty sqarohet:

Ne jemi një klub futbolli profesionist që luajmë në Kampionatin e Ligës Kombëtare në divizionin e tretë në Spanjë dhe kemi lindur për të bashkuar zërin e miliona aktivistëve që mendojë se toka është e sheshtë dhe kërkojnë një përgjigje. Futbolli është sporti më i ndjekur dhe me më shumë impakt botëror. Krijimi i këtij klubi është mënyra më e mirë për të pasur prezencën tonë në media dhe jemi ekipi i parë i futbollit me një kauzë dhe me një ide, pa pasur një lokacion specifik. Jemi një model sepse klubet e futbollit i nënshtrohen jo vetëm një kombi, por një qyteti ndërsa ne jemi të bashkuar nga gjëja më e rëndësishme: Ideja”.

SHKARKO APP