Trieste hyn në Librin e Rekordeve Guinnes me valsin më të madh në botë

Trieste hyri në Librin e Rekordeve Guinnes falë valsit më të madh në botë, performuar në Piazza Unità. Në skenën gjigante të ballos morën pjesë 1598 çifte , 88 më shumë se rekordi boshnjak i qytetit Tuzla i vitit 2010 me1510 vallëzues.

Lajmi për zhvillimin e ballos, i përhapur disa javë më parë, tërhoqi kureshtjen dhe interesin e mjaft njerëzve jo profesionistë, por me plot deshirë per t’u bërë pjesë e eventit dhe për t’u dëfryer. Pjesmarrësit në garë nuk ishin vetëm nga Italia. Të shumtë ishin ata që kishin ardhur Sllovenia, Kroacia dhe Austria. Balerinët kërcyen për pesë minuta rresht pa u ndalur, nën kujdesin dhe vëmendjen e gjyqtarëve ndërkombëtarë.

Është viti i dytë me radhë që Trieste përpiqet të vendosë një rekord të ri. Një vit më parë në ballo morën pjesë vetëm 1292 çifte. Këtë vit, falë edhe organizimit përmes rrjeteve sociale, ëndrra e italianëve u bë realitet.

SHKARKO APP