Truqe në shtëpi me të cilat këpucët e vjetra do të bëhen tërësisht të reja

Në kuzhinë keni çdo gjë që ju nevojitet

Ditëve të fundit moti me shi, mbase ju ka detyruar që nga dollapi i këpucëve t’i nxirrni këpucët e sezonit të kaluar. Në qoftë se janë vjetruar pak në sezonin e kaluar, janë gërvishtur apo ngjyra u është zbehur, mos u dëshpëroni.

Mund t’ua ktheni shkëlqimin e mëparshëm me disa truqe krejtësisht të thjeshta. Krejt çka ju duhet i keni në shtëpi
1. Me ngjitës

Zvogëloni dukshmërinë e gërvishtjeve me super-ngjitës. Me majë të ndonjë sendi të mprehtë aplikoni ngjitës në gërvishtje dhe shtypeni mirë brenda. Lërini të qëndrojnë 2 deri 3 minuta.

Në fund merrni pastën e këpucëve, apo ndonjë mjet tjetër për ngjyrosje që kanë përafërsisht ngjyrën sikur të këpucëve tuaja dhe aplikoni sipër ngjitësit.

2. Me dyllë

Për mbulimin e gërvishtjeve mund të përdorni dyllë blete. Para aplikimit të dyllit, me brushë eliminoni nga gërvishtjet të gjitha papastërtitë. Pastaj aplikoni dyllin me një leckë të pastër pambuku dhe fërkojeni lehtë në këpucë, ndërsa me pjesën tjetër të leckës eliminoni tepricën. Le të qëndrojë afro dhjetë minuta.

Më pas aplikoni edhe ngjyrën. Dyllin mund ta përdorni edhe si një mjet mbrojtës nga lagështia, por edhe për t’i dhënë një shkëlqim këpucëve.

3. Vaj ulliri

Vaji i ullirit mund t’i japë një shkëlqim të jashtëzakonshëm këpucëve, nëse e përdorni në mënyrën e duhur. Veçanërisht është i dobishëm kur artikujt prej lëkure natyrale janë të thatë.

Ju do të përdorni vaj ulliri duke marrë një leckë të pastër pambuku dhe duke aplikuar pak vaj mbi të. Më pas duhet ta fërkoni në këpucë me lëvizje të lehta rrethore. Lëreni të përthithet plotësisht dhe lëkura të thahet.

SHKARKO APP