Truri i njeriut mund të njohë deri në 5000 fytyra

Çdo ditë shohim dhe përballemi me një numër të pacaktuar njerëzish, kudo, në rrugë, në punë, në dyqane, në udhëtime, në televizor e te tjerë. Por, sa fytyra mund t’i njohim në të vërtetë? Pas një studimi të kryer, gazeta Proceedings of the Royal Society B raporton se truri i njeriut mund të njohë deri në 5 mijë 000 fytyra ose më pak.

Rezultatet vijnë pas një studimi të kryer te 25 studentë në dy universitete në Skoci. Atyre iu është kërkuar të shkruajnë një listë të njerëzve që ishin në gjendje të njohin në ditët e tyre të përditshme. Lista përfshinte familjarë, shokë, banorët e rrethit, komshinjtë dhe njerëz të zakonshëm.

Numri i njerëzve që ata mundën të njohin ishte mes 167 dhe 524, teksa mesatarja ishte 362. Por numri u rrit disa herë, kur hulumtuesit pyetën pjesëmarrësit të shkruajnë njerëzit që njohin në media, duke përfshirë politikanët, personalitete të famshëm, sportistët dhe muzikantë.

Pas mbledhjes së gjitha të dhënave, ata kanë gjetur se studentët kanë mundur të njohin mes 1 mijë dhe 10 mijë fytyra, me një mesatare prej 5 mijë. E rëndësishme është të theksohet mosha e studentëve që u përfshin në studim. Mosha mesatare ishte 25 vjeç.

SHKARKO APP