Turistët fusin në “krizë sigurie” qytetin e vogël
Një qytet në Kaliforninë e Jugut u detyrua të ndalonte përkohësisht hyrjen e turistëve që vizitonin një lulëzim të jashtëzakonshëm i ashtuquajtur “super bloom”, pasi vunë në rrezik sigurinë publike.
Zyrtarët e liqenit Elsinore mbyllën të dielën Walker Canyon, duke folur për një “krizë të sigurisë publike” pasi vizitorët shkelën lulet dhe shkaktuan bllokim të trafikut.
Qyteti me 66,000 banorë priti rreth 50,000 turistë fundjavën që lamë pas.
“Mediat sociale mund të jenë pas incidentit, pasi filluan trendin #poppynightmare”, thonë autoritetet.
Pasi kapërcyen fluksin masiv të vizitorëve nga e premtja deri të dielën dhe që u përshkrua si një fundjavë “e padurueshme”, zyrtarët mbyllën kanionin mbrëmjen e së dielës.
Por të hënën në mëngjes kanioni u rihap, pasi zyrtarët thanë se “nuk ishte e mundshme që ne t’i mbanim vizitorët larg nga Walker Canyon”.