Turistët shqiptarët po bëhen “ekzotikë”-Tajlanda, ‘trendi’ i ri i shqiptarëve, në vend të dytë Dubai

Tajlanda dhe Dubai kanë qenë ‘trendi’ i shqiptarëve për vitin 2018. Sipas anketës së Instat mbi turizmin, pushimet dhe udhëtimet përgjatë vitit që lamë pas, destinacionet që kanë shënuar rritjen më të madhe të udhëtimeve, krahasuar me vitin 2017, janë Tajlanda, me 79.5%, e më pas Dubai, me 57.1%

Edhe pse këto përqindje nuk pasqyrohen domosdo në numër të madh fluturimesh drejt këtyre vendeve, gjithsesi janë një tregues i destinacioneve të reja, që po marrin vëmendje.

Nga ana tjetër, përsa i përket udhëtimeve brenda Shqipërisë, Korça është qyteti me rritjen më të madhe të udhëtimeve, krahasuar me vitin 2017.

Më saktësisht, në vitin 2018, ‘vizitat’ në Korçë pothuajse janë dyfishuar. Sipas anketës, numri i udhëtimeve me destinacion Korçën është rritur me 46.4%.

Pas saj, Tirana është vendi i dytë me rritjen më të madhe të udhëtimeve, konkretisht, 22.1% ‘vizita’ më shumë se në vitin 2017.

/SCAN

SHKARKO APP