U bë e pasur duke shitur ujin e vaskës/ 19 vjeçares i ndodh e papritura me policinë

Por pas një mungese prej dy muajsh në rrjetet sociale, vajza, emri i vërtetë i të cilës është Mary-Belle Kirschner, i njoftoi ndjekësit e saj se e kishin arrestuar.

Ylli i Instagramit iu drejtua Twitter-it për t’u dhënë ndjekësve të saj lajmin, jo dhe aq, të mirë, lidhur me mungesën e saj.

Në postimin e saj, 19-vjeçarja shkruante:

 “Më arrestuan lol.”

Nuk dihet ende se pse mund të jetë arrestuar adoleshentja, por si duket ndjekësve të saj u kishte munguar shumë pasi postimi mori më shumë se 4,000 ‘retweet’ dhe më shumë se 24,000 pëlqime.

‘Produkti’ që ajo shiste, një kavanoz i mbushur me ujin e vaskës ku ajo lahet, quhet “GamerGirl Bath Water” dhe kushtonte 30 dollarë, gjithsesi ajo i ka inkurajuar blerësit që të mos e pinin, duke shtuar se mund ta përdorin për qëllime “sentimentale”.

SHKARKO APP