U bë viktimë e përdhunimit, 11-vjeçarja detyrohet të sjellë në jetë fëmijën
Një vajzë 11-vjeçare në Argjentinë mbeti shtatzënë pasi ishte viktimë e një sulmi seksual. Ajo u detyrua që të sjellë në jetë një fëmijë nëpërmjet metodës cesariane, ndonëse kishte disa javë që kishte bërë kërkesë për abort, me ndihmën e familjes.
Muajin e kaluar, vajza dhe nëna e saj pyetën infermierët në provincën veriore të Tucumanit për të bërë një abort pasi konfirmuan se ishte shtatzënë, tha grupi i të Drejtave të Njeriut.
Grupi tha se shtatzënia e vajzës vazhdoi disa javë para se autoritetet lokale të miratonin procedurën. Një gjyqtar konfirmoi abortin, por ishte shumë vonë.
Departamenti i shëndetësisë gjeti një mjek që do të bënte procedurën, por ai tregoi se aborti do i rrezikonte jetën se ishte 23-javëshe shtatzënë.
Për këtë arsye, ajo u bë nënë për herë të parë në moshën 11-vjeçare por mjekët thonë se foshnja ka pak shanse që të mbijetojë.