“U bëfsh 100 vjeç”, ja shteti ku ky urim bëhet realitet, mbi 80000 banorë mbi të 100-tat
Numri i personave të moshës mbi 100 vjec në Japoni për herë të parë ka shkuar në mbi 80 000.
Ministria japoneze e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies përditësoi të dhënat e personave mbi moshën 100 vjeç, bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullsisë dhe lajmi i mirë është që prej 50 vitesh personat e moshës mbi 100 vjeç në këtë shtet po njohin vetëm rritje.
Pjesa më e madhe e personave me këtë moshë janë gra.
Zonat me personat më jetëgjatë janë në prefekturën Shimane në perëndim, ndjekur nga Koçi dhe Tottori.