U fut në operacion për hemorroidet, përdhunohet në spital 35-vjeçarja

Një grua është përdhunuar për orë të tëra ndërsa ishte futur në operacion për homorroidet në një spital në Pakistan.

35-vjeçarja u shtrua në spitalin Services Hospital në Lahore të premten, ku iu nënshtrua operacionit.

Pasi i doli narkoza, gruaja kuptoi se ishte përdhunuar dhe lajmëroi policinë.

“U shtrova në spital për një operacion më 24 nëntor,”-thuhet në dëshminë e gruas. “Kur më doli anestezia atë natë kuptova se isha sulmuar gjatë operacionit. Ishte një operacioni 8 orësh, por mjekët më nxorrën nga spitali po atë ditë.”

Më vonë ajo filloi të kishte dhimbje dhe gjakderdhje nga rrugët urinare. Pacientja pohoi se motra e saj e dërgoi në spitalin Sheikh Zayed, ku u zbulua se ishte përdhunuar.

Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një komision për të hetuar rastin.

SHKARKO APP