U nda nga gruaja, burri përfundon në gjykatë për unazën me lekët borxh
Një burrë kanadez duhet të paguajë ish-të fejuarën e tij për koston e unazave të martesës që bleu duke përdorur kartën e saj të kreditit.
Corinne Mckay çoi Mike Mclaughlin në gjykatë për të rimarrë 3,490 dollarët që ai shpenzoi për stolitë.
Çifti nga provinca e British Kolumbia u nda disa muaj pas martesës.
Gjykata hodhi poshtë një ankesën ndaj Mclaughlin duke argumentuar se Mckay kishte mbajtur disa nga sendet e tij pas ndarjes.
Sipas vendimit të gjykatës, Mike i tha të dashurës së tij të atëhershme se donte të blinte një unazë dhe të kërkonte dorën e saj në martesë. Ai nuk e kishte kartën e tij të kreditit dhe huazoi paratë e saj.
U vendos që Mike të paguajë 500 dollarë në muaj derisa të shlyejë paratë.