U ndanë kur ishin foshnje, binjaket ribashkohen pas 54 vitesh

Kur Michele Mordkoff dhe Allison Kanter ishin 5 muajshe, ato u adoptuan nga familja të ndryshme në New York.

Foshnjat natyrisht nuk e dinin dhe familjet e tyre nuk ishin informuar por vajzat ishin binjake.

Ishte mesi i tetorit 1964 ku u ndanë për të mos e parë më njëra -tjetrën për më shumë se 50 vite.

Sot, ndarja e vëllezërve dhe motrave biologjike po shmanget në mënyrë universale, por në atë kohë disa studiues besonin se ishte në interesin më të mirë të binjakëve të ndaheshin gjatë procesit të adoptimit.

Kjo ndodhte me mendimin se ata nuk do konkurronin me njëri-tjetrin për vëmendjen e familjes së re dhe do ecnin më shumë përpara.

Louise Wise Services, agjencia përmes së cilës Mordkoff dhe Kanter u adoptuan, vepronte me këtë metodë për ndarjen e binjakëve.

Gratë thanë se prindërit e tyre adoptivë nuk ishin njoftuar asnjëherë nga agjencia, e cila tani është zhdukur, se vajzat ishin binjake.

“Ata janë po aq të tronditur sa edhe ne,”-tha Mordkoff. ‘Sepse ata mendonim se kishin marrë informacione të plota se mbi identitetin tonë.”

Mordkoff gjithmonë kishte menduar për identitetin e saj dhe kureshtja e saj u shtua pasi pa dokumentarin e CNN “Three Identical Strangers.”

Bëhet fjalë për trinjakë të adoptuar nëpërmjet qendrës Louise Wise Services, në të njëjtën kohë me Mordkoff dhe Kanter, që erdhën për të zbuluar njëri-tjetrin, pasi ishte bërë një ngatërresë mes tyre në një kolegj në New York më 1980.

Pasi pa historinë e dokumentarit, Mordkoff mendoi të kërkojë të vërtetën mbi historinë e jetës së saj dhe aplikoi në Ancestry.com

Vetëm disa javë më vonë ajo zbuloi se kishte një anëtar familje, një motër binjake.

Pas 54 vitesh, plotësisht të pavetëdijshme për ekzistencën e njëra-tjetrës, Mordkoff dhe Kanter u ribashkuan ballë për ballë në Neë York.

“Mendoj se jemi një pikë në jetën tonë kur kemi nevojë për të qenë së bashku,”-tha Kanter. “Tani jemi së bashku dhe do mbështesim njëra-tjetrën.”

SHKARKO APP