U zhduk gjatë shëtitjes, qeni bllokohet në vrimën e lepurit për 5 ditë

Pronarja e një qeni ia ka dalë të bashkohet me kafshën besnike pesë ditë pasi kishte mbetur i bllokuar në vrimën e lepurit.

Sarah Mclellan vuri re se qenushi i saj humbi gjatë një shëtitjeje. Ajo dhe bashkëshorti i saj e kërkuan për disa orë me rradhë, por nuk ia dolën ta gjenin.

Çifti shtoi përpjekjet e tyre për të gjetur qenushin Ralph, duke shkruar njoftime në grupet e Facebook-ut pasi moti u përkeqësua gjatë fundjavës.

Të hënën, qeni i rracës “dachshund” u zbulua nga një qenushe, e cila është pjesë e familjes Mclellan. Ajo u përpoq të gërmonte sa më shumë për ta nxjerrë jashtë.

Më pas, cifti dëgjoi të qarat e qenit nga nëntoka dhe bënë gjithcka për ta nxjerrë nga vrima e lepurit rreth 1.5 metra nën tokë.

SHKARKO APP