Vathët, trendi i ri i kësaj vere, disa ide për t’i pasur kudo
Për të dëgjuar dallgët e detit, nuk duhet të bëni tjetër veçse të vendosni një guaskë në vesh.
Është pikërisht deti që ka inspiruar disa nga vathët më trendy për këtë verë. ‘Të mos i vendosni është një humbje’, duket se ka thënë Jennifer Lopez, në këto ditë teksa ka festuar 50 vjetorin e ditëlindjes së saj. Me ngjyra apo me përmasa të ndryshme, pak rëndësi ka.
Materialet natyrale janë shumë praktike, por edhe prej metali, apo më të kushtueshme si perla, kristalet dhe gurë të çmuar. Në plazh, buze pishine ose për një aperitiv në qytet është e pamundur të mos biesh në sy teksa i ke vënë.
Ja disa ide për tu orientuar se kë të zgjidhni në këto ditë vere, të prezantuara nga stilistët në pasarelat më të famshme.