Vazhdon trendi i çuditshëm, adoleshentët filmohen duke pështyrë tek pijet në market
Disa adoleshente janë filmuar duke pështyrë në shishet me pije freskuese në një market dhe më pas i kanë kthyer sërish në frigorifer.
Incidenti i radhës raportohet të ketë ndodhur në një market në Indiana, ndërsa ky trend i frikshëm vazhdon që të përhapet në SHBA.
Videoja u publikua nga Brittney Edwards e cila e shpërndau në llogarinë e saj në në Facebook.
Në pamjet e publikuara duken dy vajza në market duke marrë shishet nga frigoriferi, pinë disa gëllënjka dhe më pas i kthejnë sërish në shishe.
Pjet freskuese më pas u vendosën sërish në frigorifer.
Duke folur për mediat, Edwards tha se vajza e saj ndjek një nga vajzat e videos në Instagram dhe aty i kishte parë edhe pamjet.
Kjo nuk është hera e parë që adoleshentët bëjnë veprime të tilla, përgjatë këtij muaji një vajzë e re është filmuar duke lëpirë një akullore nga rafti ndërsa një tjetër duke provuar shpëlarësin e gojës.