Vdes në Japoni njeriu më i vjetër në botë, në moshën …

Është shuar në moshën 113-vjeçare Masazu Nonaka, njeriu më i moshuar në botë, një rekord që i takonte pikërisht atij vitin e shkuar nga “Guinness”. Nonaka jetonte në rajonin më verior të arkipelagut, Hokkaido dhe kishte lindur në qytetin e Ashoros, ku së bashku me familjen drejtonte një stabiliment termal.

Data e lindjes së tij, 25 korrik 1905, përkon me zbulimin e teorisë së relativitetit nga Albert Ajnshtajni. Sipas tregimeve të familjes së tij, pavarësisht nga përdorimi i një karrigeje me rrota, Nonaka bëri pjesën më të madhe të punës në mënyrë të pavarur, kishte qejf ëmbëlsirat pas makaronave dhe ishte i interesuar të shikonte ndeshjen sumo në televizor si dhe të lexonte gazetat.

Gruaja e tij, me të cilën kishte dy djem dhe tre vajza, kishte vdekur në vitin 1992. “Ne jemi të tronditur nga humbja e një figure kaq të rëndësishme, vetëm pak orë më parë ai ishte në gjendje të mirë, si zakonisht. Ai u shua papritmas, sikur të mos donte të shkaktonte probleme për familjen tonë “, tha nipi i tij, Yuko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Japonia është një nga vendet me shkallën më të lartë të jetëgjatësisë në botë. Regjistrimi i personit më të moshuar ndonjëherë i takon në fakt një japonezi tjetër, i cili vdiq kur ishte 116 vjeç dhe 54 ditë në qershor 2013.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?