Vdes në moshën 123-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Një rus, që mendohet se është burri më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë, ka vdekur në moshën 123-vjeçare.
Appaz Iliev, nga republika e Ingushetisë, pranë Gjeorgjisë, ra në koma dhe vdiq në spital.
Ai qëndroi gjatë në spital për shkak të sëmundjeve lidhur me moshën.
Presidenti i Republikës së Ingushetisë, tha se zyrtarët apeluan tek autoritetet për regjistrimin e Iliev si njeriu më i vjetër në botë lindur më 1 mars 1896.
Appaz ia atribuoi jetëgjatësinë shmangies së pirjes së alkoolit, duhanit dhe ilaçeve.
Ai ishte baba i 8 fëmijë dhe kishte 35 nipër e mbesa dhe 34 stërnipër e stërmbesa.
Iliev ishte bari që në moshën 7-vjeçare dhe luftoi për Ushtrinë e Kuqe në Luftën Civile të Rusisë 1917-’22.