Vëllezërit shpëtojnë katër breshka deti, ja çfarë kishte ndodhur me to
Dy vëllezër kanë shpëtuar katër breshka deti në Oqeanin Paqësor, të cilat ishin ngatërruar me shishe plastike dhe me litar.
Magnus dhe Sverre Wiig, të cilët udhëtojnë në botë panë breshkat e detit, të ngecura në rrjetat e peshkimit që ishin në det.
Ata shkuan me anije drejt kafshëve dhe Sverre, i cili filmon vëllain, dëgjohet duke thënë: “Ata janë gjallë Magnus. Ne duhet t’i shpëtojmë ata.”
Njëri prej vëllezërve u hodh në një gomone për të qenë sa më afër breshkave dhe ia doli që ti zbërthente nga litarët për ti hedhur sërish në ujë.
/