Vera po vjen ja disa trajtime të sugjeruara nga dermatologia
Vera po vjen ja disa trajtime për lëkurën nga dermatologia Anisa Begaj.
Që lëkura jonë të jetë vazhdimisht e shëndetshme duhet një përkujdesje e vazhdueshme shprehet për “Ditë e Re” dermatologia Anisa Begaj. Ja disa trajtime të vlefshme.
-Pastrim i vazhdueshëm me produkte sipas llojit të lëkurës tuaj, po ashtu një përdorim i vazhdueshëm dhe i pashmangshëm i tyre.
-Pastrim i thellë i lëkurës me Peling Kimik
Pastrim i cili konsiston me aplikimin e disa acideve mjekwsore të cilët bëjnë të mundur heqien e sipërfaqes së lëkurës dhe më pas ndodh rigjenerimi i saj dhe si rezultat kemi një lëkurë më të re dhe më të shëndetshme.
-Trajtime me teknikën Mikrotermabrasion dhe Dermapen
Trajtim i cili ka si qëllim gërvishtjen e lëkurës me anë të një koke diamanti për të mundësuar rigjenerimin e thellë të saj duke aktivizuar kolagjenin e humbur. Trajtimi me Dermapen mund të kryhet dhe me anë të kombinimit të plazmës së gjakut tuaj për një efektë edhe më të shpejtë.
-Trajtimi me Mezoterapi
Ky trajtim kryhet me anë të një age e cila përmban një kompleks vitamiansh posaçërishtë për tipin e lëkurës tuaj.Shërben për ushqyerjen e thellë të sajë dhe mund të kryhet me anë të dy fazave të sajë.
-Lazeri
Sëfundmi një risi e re në trajtimet e lëkurës është edhe lazeri i cili bën magjira. Ai mundëson djegien e lëkurës dhe ridaljen e një të reje më e rigjeneruar se kurrë. Ky trajtim kërkon kujdes të vazhdueshëm dhe po ashtu kohë.