Vetëm gjysmë luge vaj ulliri në ditë dhe do t’i keni këto efekte

Vetëm gjysmë luge vaj ulliri në ditë, e zvogëlon rrezikun e prekjes nga sulmi në zemër për 15%, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Hulumtuesit nga Universiteti Harvard, kanë studiuar përafërsisht 100.000 persona mbi moshën 24- vjeçare, dhe kanë gjetur se konsumimi i përditshëm i vajit natyral të ullirit ka një sërë benefitesh për shëndetin.

Shumë ekspertë janë dakord me efektet që vaji i ullirit ka për shëndetin, mirëpo studimi i fundit tregon saktë se sa ky vaj e zvogëlon rrezikun e prekjes nga sëmundjet e lidhura me zemër.

Sëmundjet e zemrës dhe në përgjithësi ato kardiovaskulare, shkaktojnë 27% të vdekjeve, përqindje kjo ekuivalente me 170.000 vdekje çdo vit.

“Studimet e kaluara e kanë gjetur lidhjen në mes të vajit të ullirit dhe një shëndeti më të mirë të zemrës”, tha Dr. Marta Ferre, autore e këtij studimi.

Hulumtuesit gjithashtu e kanë gjetur se zëvendësimi i një luge me margarinë, gjalpë apo majonezë me një lugë vaj ulliri mund ta përmirësojë edhe gjendjen e pacientëve, që janë të diagnostikuar me sëmundje dhe probleme të zemrës. Ata kanë treguar se pasi që vaji i ullirit ka shumë kalori, ai nuk duhet të konsumohet në sasi të lartë, dhe se gjysmë luge në ditë është sasia e duhur.

SHKARKO APP