Vetitë kuruese të çajit me bishtat e qershive, sëmundjet që sheron

Qershia, fruti i qershorit dhe i verës e pasur me shumë vlera ushqyese duke nisur që nga bishtat e deri te lëkura. Ky frut i kuq përmban vitamina të shumta, është e pasur në fibra, flavanoide e antiksidante që mbrojnë trupin nga radikalet e lira.

Ndonëse në të shumtën e rasteve, prej qershive hamë vetëm tulin e lëngshëm e të shijshëm nuk do të thotë që bishtat duhet t’i hedhim në koshin e mbeturinave.

Nëse më parë ju kemi thënë që kivi mund të hahet me lëkurë, lëkura e bananes mund të përdoret për bukurinë e lëkurës, sot do të ndajëme me ju çajin që përgatitet me bishtat e qershive që kuron sëmundjet e traktit urinar e jo vetëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bishtat e qershisë kanë veti diuretike dhe çaji i përgatitur nga kët të fundit parandalon krijimin e gurëve apo kristaleve në veshka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo që duhet të bëni është vetëm të ruani bishtat e qershive dhe t’i vloni në një tenxhere ku keni hedhur një gotë ujë . Këtë çaj mund ta pini edhe të ftohtë 2 3 herë gjatë ditës për aq kohë sa të ndiheni më mirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?