Video/ Thyhet rekordi botëror për qëndrimin në një kuti me akull, e pabesueshme ajo që bën ky i ri
Një austriak theu rekordin e tij për qëndrimin në një kuti të mbushur me akull. Josef Koeberl arriti të qëndronte për dy orë, 30 minuta dhe 57 sekonda brenda një kuti qelqi të mbushur deri në shpatullat e tij me kube akulli.
Më shumë se 200 kilogramë kube akulli ishin të nevojshme për të mbushur kutinë, pasi Koeberl hyri brenda duke mos veshur asgjë. Në mënyrë që të luftojë “valën e dhimbjes” të shkaktuar nga temperaturat e ngrirjes, Koeberl thotë se u përpjek të përqendrohej në emocione pozitive.
“Unë jam duke luftuar dhimbjen duke vizualizuar dhe tërhequr emocione pozitive në mënyrë që ta shuaj këtë valë dhimbjeje”, u tha Koeberl gazetarëve. “Në këtë mënyrë unë mund të duroj”, shtoi ai.
Një turmë e vogël njerëzish në sheshin e qytetit Melk në Austrinë e Ulët panë se Koeberl theu rekordin e tij të vitit 2019 me 30 minuta. Pasi u nxor nga kutia e akullit nga ndihmësit, ai tha se dielli ndihej “me të vërtetë i mrekullueshëm” në shpinën e tij.
“Do të arrij t’i vesh çorapet e mia. Gjëja e parë që duhet të ngrohni janë këmbët tuaja”, tha ai.
Koeberl po planifikon të kapë rekordin e tij edhe një herë – vitin e ardhshëm në Los Angeles. Ekipi i tij tha se rekordi personal i Koeberlit është gjithashtu rekord aktual botëror kur bëhet fjalë për të ekspozuar trupin në akull për aq kohë sa të jetë e mundur.