Violinistet interpretojnë himnin e “Titanik” para rafteve të letrave higjenike bosh

Në një situatë delikate të krijuar nga përhapja në të gjithë botën e COVID-19, dy violiniste vendosën të risjellin skenën e fundit të Titanikut.

Bonnie Von Duyke dhe Emer Kinsella u veshën njësoj si tek filmi, me xhaketa shpëtimi dhe luajtën pjesën tek filmi brenda një supermarketi.

Gjithashtu ato vendosën që të performojnë në një sektor të marketit ku mbaheshin letrat higjenike, por raftet janë bosh.

Nëpërmjet videos ato ftojnë të gjithë njerëzit që të bashkohen dhe ta luftojnë sëbashku këtë virus e mos të grinden për letra higjenike.

SHKARKO APP