Vizitorët e kopshtit zoologjik gërvishtin me thonj emrat mbi shpinën e rinocerontit
Dy vizitorë të një kopshti zoologjik në Francë kanë gërvishtur emrat e tyre mbi lëkurën e një rinoceronti.
Fotot e publikuara në rrjet tregojnë kafshën e gjorë e cila mbi shpinë mban emrat ‘Julie‘ dhe ‘Camille‘ .
Fotot janë shpërndarë masivisht në rrjet ndërsa zyrtarët e kopshtit La Palmyre afër Royan, thonë se janë te revoltuar ‘nga budallallëku dhe mungesa e respektit’ nga ana e vizitorëve.
Ata kishin përdorur thonjtë për të shkruar mbi shpinën e rinoceronitit i cili quhet Noëlle, dhe jeton në këtë kopsht zoologjik prej 35-vitesh.
Tre nga pesë speciet e rinocerontëve janë të rrezikuara në mënyrë kritike, kryesisht për shkak të tregtisë fitimprurëse nga gjuetia pa leje.