Vrau motrën binjake por nuk e mban mend se pse

Një grua që vrau motrën e saj binjake kërkon falje nga familja, teksa paraqitet në gjyq.

Amanda Ramirez, 27 vjeçe, goditi binjaken e saj me thika gjatë një sherri jashtë shtëpisë, në Nju Xhersi, pasi ishin dehur.

Policia dyshon se bëhet fjalë për ndonjë trekëndësh dashurie, por Amanda e mohon dhe thotë se nuk e mban mend fare se pse e bëri.

“E di që asgjë nuk e shfajëson atë që bëra, por dua ta bëj të qartë që s’kam pasur kurrë qëllim t’i marr jetën motrës sime binjake”, tha ajo para gjykatës, teksa i kërkonte familjes që ta falte.

SHKARKO APP