Vret prindërit për të rrëmbyer vajzën 13-vjeçare

Një i ri ka vrarë prindërit e një 13-vjeçarje për të rrëmbyer vajzën. Vrasja e tmerrshme ndodhi në muajin tetor, raporton policia. Jake Thomas Patterson u arrestua me dy akuza, atë të vrasjes së shkallës së parë dhe akuzë për rrëmbim. Jayme Closs u gjet e gjallë nga fqinjët e të dyshuarit të enjten. Ajo ishte arratisur në këmbë nga një shtëpi ku mbahej kundër vullntetit, pas vrasjes së prindërve të saj. Jayme u ribashkua me tezen, raportuan zyrtarët, ndërsa nuk zbuluan arsyen pse u rrëmbye. Policia tha se 21-vjeçari nuk kishte kontakt në rrjetet sociale as me vajzën dhe as me ndonjë anëtar tjetër të familjes së saj. “Është i pabesueshëm vullneti i asaj vajze 13 vjeçare për të mbijetuar dhe shpëtuar”, tha policia. Jayme u gjet të enjten në qytetin e Gordon, rreth 110 km larg nga shtëpia e saj në Barron. Patterson u arrestua 11 minuta më vonë falë një përshkrimi që vajza i bëri automjetit të tij. Ende nuk dihet se si Jayme iku nga shtëpia ku mbahej e rrëmbyer dhe sesi i dyshuari e mbajti atje. Policia tregoi se i dyshuari nuk kishte në shtëpi kur 13-vjeçarja u largua dhe se ai po e kërkonte me makinë kur u arrestua. Ishte një mësuese në zonë që po shëtiste qenin, e cila gjeti Jayme. Jeanne Nutter tha për Associated Press se vajza kishte bërtitur: “Të lutem më ndihmo, nuk e di ku jam, kam humbur.” Nutter rrëfeu se vajza ishte e dobët, me rroba të piste dhe mbante veshur këpucë shumë të mëdha se numri i këmbës së saj. Zona ku u gjet Jayme është një komunitet i largët me rreth 30 shtëpi afër lumit Eau Claire, raportoi Star Tribune. Patterson nuk ka precedentë kriminal në shtetin e Wisconsin. Jayme Closs u zhduk të hënën më 15 tetor 2018, pasi shërbimet e emergjencës morën një telefonatë nga shtëpia e saj. Ata dëgjuan vetëm zhurma në telefon dhe askush nuk foli. Kur policia mbërriti në shtëpi katër minuta më vonë, gjetën prindërit e saj, James dhe Denise Closs, të vrarë. Në shtëpi nuk asnjë shenjë të Jayme, të armës së krimit apo të vrasësit.

SHKARKO APP