FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vritet në sy të djalit të tij biznesmeni “me këmishën flori”

Një biznesmen hindus i famshëm për prodhimin e një prej këmishave më të shtrenjta në botë, të bërë nga 3kg ar, raportohet të jetë goditur me gurë për vdekje në sy të djalit të tij. Dattatray Phuge, një 48 vjeçar që merrej me huadhënie parash, u bë i famshëm në 2013, pasi prezantoi këmishën e tij 22 karatëshe prej 187,000 funtesh. Katër burra, përfshirë nipin e viktimës, janë arrestuar në lidhje me vrasjen e tij. Policia u ka thënë gazetarëve se viktima është goditur me gurë deri në vdekje nga një grup prej 12 personash dhe policët dyshojnë se motiv i kësaj ka qenë një mosmarrëveshje rreth parave, raporton BBC. Një prej sulmuesve thuhet ta ketë ftuar Phugen dhe djalin e tij 22 vjeç për të festuar një ditëlindje në një ambient të hapur. Më pas, raportohet se një grup prej 12 personash e kanë sulmuar atë me gurë dhe armë të mprehta. Policia thotë se djali i Phuges është kursyer nga vrasësit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?