FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“WhatsApp” prezanton funksionin për transkriptimin e mesazheve zanore

“WhatsApp” po punon për të sjellë një përditësim të ri që lidhet me transkriptin e mesazheve zanore për të gjithë përdoruesit e Android. Funksioni ka qenë në zhvillim për disa kohë, por duket se tani është gati për t’u lancuar në disa gjuhë.

Kur risia të publikohet, “WhatsApp” do të nxjerrë një “dritare” për t’i treguar dëgjuesit se ka të disponueshëm edhe “përkthimin” e mesazhit zanor. Për të përdorur veçoritë, përdoruesit do të duhet të shkarkojnë së pari një paketë gjuhësore që deri tani ka të përfshirë: anglisht, spanjisht, portugalisht, rusisht dhe hindisht.

Në fakt, këto transkripte zanore krijohen direkt në pajisjen tuaj, kështu që askush tjetër nuk mund të dëgjojë mesazhet tuaja zanore ose të lexojë transkriptet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aplikacioni popullor i mesazheve nuk ka ndarë ende asnjë detaj të prezantimit, por pritet që funksioni të prezantohet javëve të ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?