Xhelozia shkatërron fejesën 4-vjeçare, ish i fejuari i kërkon që të rikthehen bashkë
Vazhdimisht ndodh që brenda një çifti të ketë konflikte dhe mosmarrëveshje, të cilat mund të çojnë drejt ndarjes.
E tillë ishte historia e Nejlanit me Rudinën, e të rinjve që këtë të shtunë ishin pjesë e programit “Dua të të bëj të lumtur”.
Historia e dashurisë kishte lindur në vendin ku punonin që në moshën 17 vjeçare.
Ata kishin vendosur që lidhjen e tyre ta kalonin në një fazë tjetër, në fejesë.
Pas 4 vitesh midis Nejlanit dhe Rudinës kishin lindur konflikte, ku shkak kishte qenë xhelozia e Nejlanit, një xhelozi e nxitur nga fjalët që i kishin thënë për Rudinën.
Ai ishte bërë xheloz sepse thuhej se Rudina kishte lidhje me dikë tjetër.
Sipas Rudinës, Nejlani kishte ndryshuar sjellje dhe mendonte se luante bixhoz e konsumonte cigare dhe alkool.
Prej skenave të vazhdueshme të xhelozisë, Rudina kishte vendosur që të ndahej prej tij.
Nejlani i penduar kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar falje dhe për të nisur gjithçka nga e para. Rudina nuk pranoi që të rikthehej me të duke thënë :
“Unë nuk kam nevojë për Nejlanin, do ta vazhdoj jetën time pa të!”.