“Zakonet e nxehta”/ Çfarë nuk duhet të kërkoni në kompjuterin e punës?

Ruajini zakonet që keni kur përdorni internet, vetëm për kompjuterin tuaj personal. Gjithmonë nëse nuk dëshironi të jeni ai personi që mund të pushohet ose pushohet nga puna, sepse u fut shumë thellë në google, saqë la gjurmë komprometuese.

“Çdo e dhënë personale dhe sjellje në internet mblidhet nga punëdhënësit tuaj. Kini kujdes për çdo klikim, email, përfshirë kërkimet, blerjet, mediat sociale, si dhe faqet që vizitoni” tha eksperti i menaxhimit, Andrew Wittman.

Dhe, të fshish historinë, në pjesën më të madhe të rasteve nuk funksionon. Shumica e departamenteve të IT janë akoma në gjendje të monitorojnë përdorimin e kompjuterit tuaj, sidomos për kërkimet që mund të konsiderohen si shumë të diskutueshme. Më poshtë, gjërat që nuk duhet të bëni kurrë në kompjuterin e punës:

  1. Website adulte

Kjo në fakt nuk do shumë mend, megjithatë disa njerëz nuk pengohen për ta bërë.

“Nga mësuesit e shkollave dhe deri te politikanët, kjo çështje rritet vazhdimisht” tha Michael Kerr, folës ndërkombëtar. “Një raport shumë i diskutuar  zbuloi se kishte më shumë se 300.000 kërkime për faqe +18 nga zyrat e parlamentit të Britanisë së Madhe. Një punonjës i qytetit të Baltimore u pushua nga puna pasi kishte shikuar për 39 orë në punë faqe për të rritur, duke përfshirë një ditë ku ai shikoi për  6 orë, gjatë një turni 8 orësh. Dhe nëse nuk pushoni nga puna, do të përfundoni, të paktën, në një situatë potencialisht të sikletshme “ shtoi Kerr.

  1. Informacioni i klasifikuar

Mos u përpiqni të kërkoni informacion të klasifikuar. “Nëse e dini se ka gjëra që janë jashtë kufijve për një arsye, mos provoni t’i qasni ato vetë” tha Kerr. “Pa diskutim departamenti juaj i IT do të jetë i vetëdijshëm për çdo përpjekje që keni bërë për të fituar hyrje në një zonë të siguruar” theksoi ai.

  1. Website i punës suaj të dytë

“Nëse jeni duke bërë një punë të dytë ose drejtoni një biznes dytësor vetë, jini jashtëzakonisht të kujdesshëm në kërkim të faqeve që do të jenë padyshim jashtë fushëveprimit normal të detyrave tuaja të punës”  shtoi Kerr. “Shumë punonjës janë larguar nga puna kur janë kapur duke drejtuar biznesin e tyre ndërsa ishin duke punuar në ndërmarrjen kryesore, si dhe aktivitetet tuaja në internet do të jenë një nga shkaqet kryesore për të marrë flamurin e kuq” shpjegoi Michael Kerr.

  1. Website i kompanisë konkurrente

Asnjëherë mos përdorni kompjuterin tuaj të punës për të kërkuar një punë të re. Edhe nëse jeni super të pakënaqur në rolin tuaj aktual, do të ndërmerrni një rrezik serioz me këtë veprim. Edhe nëse “shqyrtoni” një ofertë të një kompanie konkurrente, rrezikoni të humbi vendin aktual të punës.

  1. Kërkime për marrëdhënie personale

Historitë tuaj personale dhe marrëdhëniet intime është mirë t’i mbani larg punës, ose siç thuhet ndryshe, “Keep it professional”

  1. Website që lidhen me organizim festash, dasmash apo pushimesh

Edhe nëse ju punoni fort, punëdhënësit tuaj nuk i pëlqen të shikojë se ju orarin e punës e shfrytëzoni për planifikime ahengjesh jashtë pune.

  1. Google- imi i tepruar është ndoshta ide e keqe

Vetëm kujtoni se ju nuk paguheni për të bërë kërkime ‘’shkencore’’ në internet. Për këtë duhet të llogarisni edhe sa gjatë kërkoni në internet, si dhe sa shpesh kërkoni në internet. /businessinsider/

/ SCAN

SHKARKO APP