Zbulim misterioz në Planetin e Kuq, sonda e NASA-s filmon në Mars diçka që ngjan me një tunel të fshehtë
Sonda Rover Curiosity e NASA-s, së fundmi në Mars ka filmuar diçka që në shikim të parë duket si një tunel i fshehtë.
Videoja e pazakontë që është regjistruar javën e kaluar, shfaq një lloj çarje në mur që menjëherë nxiti teori të ndryshme konspirative të shumë përdoruesve të rrjeteve sociale, që ishin të bindur se bëhet fjalë për artefakte të jashtëtokësorëve, /Telegrafi/
Megjithatë shkencëtarët kanë një shpjegim krejt tjetër dhe thonë se ajo çfarë shihet edhe një lloj “dere”. Profesori Sandziv Gupta nga kolegji Imperial, ka thënë se ky vendkalim është formuar përmes “procesit normal gjeologjik”, sigurisht pas thyerjes së murit që ka ardhur si rezultat i ndonjë tërmeti – që nuk janë diçka e pazakontë në Planetin e Kuq apo përmes ndonjë procesi tjetër gjeologjik.
Lidhur me këtë është deklaruar edhe agjencia hapësinore amerikane NASA, e cila tha se muri që ngjan me një “derë” duket se ka përmasa të ngjashme me ato të njeriu me gjatësi të rëndomtë, por se në fakt bëhet fjalë për një zbrazëtirë me dimensione prej 30×45 centimetra.