Zbulimi i pabesueshëm për personat me shkrim të shëmtuar

Një studim amerikan i Yale University, i publikuar në revistën shkencore ‘American Journal of Psychology’, ka zbuluar se personat që kanë një kaligrafi jo shumë të qartë, ose thënë ndryshe shkrim të shëmtuar, janë më inteligjent.

Studimi në fjalë sugjeron se kush shkruan në mënyrë jo shumë të qartë, është më inteligjent se mesatarja, pasi rezultojnë me më shumë diploma dhe doktoratura, edhe pse mund të kenë vështirësi në artikulim.

Po ashtu thuhet se shkrimi i keq vjen për shkak të shpejtësisë së duarve të tyre, të cilët përpunojnë shumë informacion brenda një kohe të shkurtër.

“Fëmijët që kanë vështirësi në artikulim dhe shkrimin e kanë të shëmtuar, kanë kapacitet mendor mbi mesataren. Për ta informacionet që marrin janë më të rëndësishme se beteja për një shkrim të bukur”, thotë psikologu Arnold L. Gesell i Yale University.

Po ashtu thuhet se këta persona arrijnë ti zgjidhin problemet në një kohë më të shkurtër dhe më saktë, pavarësisht formës, substanca është e duhura, shkruan noa.al.

Ndër të tjera fëmijët me shkrim të shëmtuar, rezultuan edhe më të shkathëtit.

SHKARKO APP