Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zbulohen me vonesë, ja sëmundjet që shkaktohen si pasojë e Covid-19

Kuriozitete E enjte, 12 Nëntor 2020 12:14
Zbulohen me vonesë, ja sëmundjet që shkaktohen si pasojë e Covid-19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Frikërat, depresionet dhe pagjumësia janë pasojat më të shpeshta afatgjatë të sëmundjes COVID-19, thotë një studim i ri i bërë nga Oxford University.

Rreth një vit pas shfaqjes së një lloji të ri virusi corona SARS CoV-2 ne kemi mësuar se patogjeni agresiv nuk prek vetëm mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes, por edhe zemrën, enët e gjakut, nervat, veshkat dhe lëkurën.

Në muajin korrik bota u trondit nga lajmi i neurologëve britanikë se edhe tek pacientët me simptoma të lehta ose tek ata që janë shëruar nga sëmundja, SARS CoV-2 mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme të trurit dhe sistemit qendror nervor, të cilat mund nga ana e tyre të krijojnë psikoza, paraliza dhe goditje në tru, sëmundje që mund të dallohen shumë vonë.

Tani shkencëtarët e Oxford Health Biomedical Research Centre kanë zbuluar se tek një e pesta e pacientëve sëmundja COVID-19 mund të shkaktojë probleme psiqike.  Frikëra, depresione dhe pagjumësi shkakton sidomos izolimi. Studiuesit i kanë publikuar rezultatet e studimit të tyre në revistën shkencore “Lancet Psychiatry”.

Tek 6% e të sëmurëve diagnostikohen për herë të parë probleme psiqike

Për studimin e bërë me bazë të gjerë, u vlerësuan së bashku me rrjetin e shëndetit TriNetX dosjet elektronike të shëndetit të 70 milionë pacientëve të anonimizuar nga SHBA. Mes tyre ndodheshin 62.000 pacientë me COVID-19 të sëmurë në gjendje të lehtë. Tek ta u kontrollua nëse patën shfaqje të problemeve psiqike në periudhën dy javë deri tre muajsh, pas marrjes së diagnozës me COVID. Sipas studimit tek 18,1 përqind e pacientëve me COVID -19, pra rreth një në pesë pacientë, u diagnostikuan sëmundje psiqike në këtë periudhë kohore, dhe tek 5,8 përqind e pacientëve u pa për herë të parë shfaqja e një sëmundjeje psiqike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Krahasime me sëmundje të tjera

Për t’u siguruar se sëmundjet psiqike janë të lidhura direkt me COVID-19, u bënë krahasime të të dhënave me gjashtë sëmundje të tjera të të njëjtës periudhë kohore: me grip, me infeksione të tjera të rrugëve të frymëmarrjes, infeksione lëkure, gur në tëmtha, gur në veshka si dhe thyerje të kockave. Tek këto sëmundje u diagnostikuan 2,5 deri 3,4 përqind e pacientëve me probleme psiqike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ky zbulim ishte i papritur dhe duhet studiuar më tej. Ndërkohë shfaqja e shqetësimeve psiqike duhet shtuar në listën e faktorëve të rrezikut nga COVID-19 “, thotë Max Taquet nga Instituti Kombëtar për Studimet e Shëndetit, National Institute for Health Research dhe një nga autorët e studimit.

Mund t'ju interesojë

Këmbëmadhi, Shërbimi Pyjor i SHBA publikon dosjet e vjetra

Këmbëmadhi, Shërbimi Pyjor i SHBA publikon dosjet e vjetra

Para 15 orësh
Si teknologjia kuantike po transformon sfidat e energjisë

Si teknologjia kuantike po transformon sfidat e energjisë

Para 21 orësh
31 vjet paqe në Bosnjë, sfida e brezave të lindur pas Dejtonit

31 vjet paqe në Bosnjë, sfida e brezave të lindur pas Dejtonit

21 Nëntor 2026, 15:31

Studimi nuk duhet interpretuar më shumë se duhet

Studiuesit britanikë paralajmërojnë po ashtu që të mos bëhen mbivlerësime të dosjeve elektronike të shëndetit, sepse për disa nga anomalitë nuk ka shpjegime të pranueshme. Kështu, sipas të dhënave tek njerëzit me një sëmundje psiqike ekziston 65 përqind rrezik më i madh infektimi me SARS CoV-2. Përveç kësaj, tek pacientët me COVID-19 është diagnostifikuar brenda tre muajve dyfish më shumë demencë, se sa herët e tjera. Por kjo nuk do të thotë se SARS CoV-2 ka ndikim direkt në tru. Ka mundësi që demenca të jetë diagnostifikuar më shpesh, sepse studimi ka përfshirë më shumë njerëz, thotë Paul Harrison, Profesor i psikiatrisë në Universitetin e Oxfordit.

Shumë faktorë rreziku nuk janë marrë parasysh

Jashtë vëmendjes së studiuesve ka qenë gjinia dhe mosha e pacientëve, pirja apo jo e duhanit, konsumi i drogës. Të gjithë këta faktorë që e rrisin rrezikun e sëmundjeve psiqike. Pa studiuar kanë mbetur edhe aspektet socio-ekonomike dhe stresi në përgjithësi shkaktuar nga pandemia. Kur dihet që rreziku i sëmundjes së njerëzve të varfër është më i lartë për shkak të kushteve të këqija të punës dhe banimit në hapësira të ngushta. Ata vuajnë po ashtu më shpesh nga sëmundje psiqike. Vitet e ardhshme do të tregojnë në çfarë mënyre virusi Corona shkakton dëme afatgjata dhe sëmundje psiqike./DW

Etiketat e lidhura

Covid-19Sëmundjet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 6 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 6 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 7 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 7 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 14 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 17 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 6 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.