Zbulohen tri lloje të reja merimangash
Popullsia e merimangave në Australi ka mirëpritur edhe shtimin e tri llojeve të reja të vogla, plot ngjyra por krejtësisht të padëmshme.
Speciet e zbuluara rishtazi të merimangave pallua, të cilat banojnë në Australinë Perëndimore, u quajtën zyrtarisht specie e re të mërkurën.
Të emëruar nga taksonomisti i merimangave, Joseph Schubert, speciet e reja tani njihen si Maratus aquilus, Maratus felinus dhe Maratus combustus, të cilat identifikohen sipas modeleve të tyre dalluese.
Asistenti i Universitetit Monash bëri zbulimin me një grup fotografësh nga Projekti “Maratus” në liqenin Jasper dhe malin Romance në jug-perëndim të Australisë Perëndimore.
Ai thotë se araknofobët (fobia ndaj merimangave) nuk kanë arsye të kenë frikë nga speciet e reja.
‘Këto krijesa të vogla janë plotësisht të padëmshme! Janë afërsisht gjatësia e një kokrre orizi”, tha Schubert këtë javë.
“Ato janë tepër to vogla, por aq karizmatike dhe kaq të gjalla”.
Schubert tha se secila nga speciet e reja mund të identifikohet nga shenjat e ndryshme në barkun e tyre.