Zbulohet djathi më i mirë në botë për vitin 2022
Kur mblidhen 4.434 lloje djathërash nga 42 vende në një dhomë, për të gjetur se cili është më i miri, në mënyrë të pashmangshme përballesh me një erë shumë të fuqishme.
250 gjyqtarë ndërkombëtarë të mbledhur në një qendër konferencash në Mbretërinë e Bashkuar nuhatën tavolinat e mbushura me djathë për të vendosur se cili duhet të marrë kurorën në Edicionin 2022 të Çmimeve Botërore të Djathit.
Fituesi i këtij viti u zgjodh përfundimisht një prodhues nga Zvicra.
Gjyqtarët e përshkruan ‘Le Gruyère AOP surchoix’, të prezantuar nga prodhuesi zviceran i djathit ‘Vorderfultigen’ dhe përpunuesi ‘Gourmino’, si një “djathë vërtet i rafinuar, i punuar me dorë” që shkrihet në gojë dhe ka shije barishtesh, frutash dhe lëkure”.
Në vendin e dytë u zgjodh ‘Gorgonzola Dolce DOP’, një djathë i butë nga De’ Magi, Itali.