Zbulohet kënga më e kërkuar në Shazam për vitin 2020

“Dance Monkey”, kënga që bëri të famshme në të gjithë botën këngëtaren australiane Tones And I, ka qenë më e këkuara e vitit 2020 në Shazam.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Apple, pronare e Shazam, kjo këngë është kërkuar 24,6 milionë herë.

Në këtë renditje, “Dance Monkey” ndiqet nga ”Roses (Imanbek Remix)”, e SAINt JHN; ”Blinding Lights”, e The Weeknd; ”Breaking Me”, e Topic dhe A7S; ”Ride It”, e Regard; ”Don’t Start Now”, e Dua Lipa; ”Memories”, e Maroon 5; ”Savage Love (Laxed – Siren Beat)”, e Jawsh 685 dhe Jason Derulo; ”Falling”, e Trevor Daniel, si dhe ”Someone You Loved”, e Lewis Capaldi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?