Zbulohet në Izrael maska 9.000 vjeçare prej guri

Një maskë guri nga periudha Neolitike u zbulua në rajonin e Pnei Hever në Izrael. Maska daton 9.000 vite më parë dhe mendohet të jetë përdorur në ritualin e adhurimit të paraardhësve. Ajo u gjet disa muaj më parë po lajmi nuk ishte zbuluar deri tani. E bërë nga guri gëlqeror ngjyrë rozë dhe të verdhë, maska formoi me kujdes një fytyrë njerëzor, me sy hundë dhe buzë. “Guri është lëmuar tërësisht dhe tiparet janë perfekte e simetrike, madje edhe kockat e faqes. Ka një hundë mbresëlënëse dhe një gojë me dhëmbë të dallueshëm,”-tha Ronit Lupu nga Departamenti izraelit i Antikitetit.

 

SHKARKO APP