Zbulohet planeti shkëmbor “super-Tokë”
Shkencëtarët kanë zbuluar një planet të madh ‘super Tokë’ pranë një prej yjeve më të vjetër në galaktikë.
Planeti i quajtur TOI-561b është rreth 50% më i madh se Toka dhe kërkon më pak së gjysmë ditë për të orbituar yllin e tij.
Kjo vjen për shkak të afërsisë së planetit me yllin e tij, i cili rezulton të ketë një temperaturë 1700 gradë C në sipërfaqe.
Për shkak të temperaturë shumë të lartë është e pamundur që planeti të jetë i populluar nga alienët, por ekzistenca e tij sugjeron që universi ka formuar planetë shkëmborë pothuajse që nga fillimi i tij 14 miliardë vjet më parë.
Një analizë fillestare tregon se planeti ka afërsisht trefishin e masës së Tokës, por dendësia e tij është e njëjtë më planetin tonë.
Profesori Stephen Kane, një astrofizikan në Universitetin e Kalifornisë tha :“Kjo është për t’u habitur, sepse ne prisnim që dendësia të ishte më e lartë.”
“Kjo është në përputhje me nocionin se planeti është jashtëzakonisht i vjetër.”
Lauren Weiss, nje bashkëpunëtore ne Universitetin e Hawaii tha:” Toi-651b është një nga planetët më të vjetër shkëmbore të zbuluar deri tani.”
“Ekzistenca e tij tregon që universi ka formuar planetë shkëmbore pothuajse që nga fillimi i tij 14 miliard vjet më parë.”
Shkencëtarët besojnë se planeti është shumë i nxehtë për të pritur jetë megjithatë nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë qenë i populluar më parë.