Zbuloi se ishte përdhunuar pasi kuptoi se ishte shtatzënë
Një grua zbuloi se ishte përdhunuar gjatë një nate të dehur pasi kuptoi se ishte shtatzënë.
Gruaja u zgjua në shtratin e saj e zhveshur, çorientuar dhe e hutuar pasi u kthye në shtëpi nga Manuel Aguilar, u tha në gjykatë.
Aguilar fillimisht i tha asaj se nuk kishte ndodhur asgjë, por dy javë më vonë gruaja bëri dy teste shtatzënie që dolën pozitive.
Menjëherë ajo ndërpreu shtatzëninë. 24-vjeçari mohoi se kishë përdhunuar gruan por ADN-ja e tij lidhet me embrionin e foshnjës së abortuar.
Gruaja kishte dalë me miqtë e saj St Helier, Jersey, në natën e përdhunimit. Në klub i pandehuri iu afrua dhe i ofroi një pije.
Ajo doli rreth orës 12:30 të mbrëmjes e dehur nga lokale dhe u largua nga aty nga 24-vjeçari dhe një individ tjetër.
Rreth një orë më vonë ajo u sëmur dhe u thirr ambulanca.
Megjithëse nuk mori trajtim mjekët e këshilluan që dikush ti qëndronte pranë gjatë natës. Ajo ra dakort që i pandehuri ta dërgonte në shtëpinë e saj. Mëngjesin tjetër gruaja u zgjua në shtrat lakuriq, e çorientuar dhe e hutuar.
I riu tha në gjykatë se: “Nuk mendoj se ndodhi gjë por nuk jam 100% i sigurt.”
Ndërkohë gjyqi vazhdon ende për tu zbardhur e vërteta.