Zbutësit natyralë të fytyrës që i gjeni lehtë në kuzhinën tuaj
Një lëkurë e hidratuar dhe e butë është çelësi për një fytyrë të shëndetshme që shkëlqen. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur fytyra është nën ndikim e ekstremiteteve të motit.
Ajri i ftohtë i dimrit apo nxehtësia e verës sigurisht që të parën ndikojnë lëkurën dhe sidomos atë të fytyrës.
Ndaj është e rëndësishme ta mbani atë gjithnjë të hidratuar.
Disa prej tyre janë
Mjaltë
Mjalti organik ka veti anti bakteriale kështu që është një zgjidhje perfekte për trajtimet anti akne.
Ky përbërës natyral ndihmon edhe në mbylljen e poreve tuaja duke funksionuar si një pastrues për fytyrën me veti kundra plakjes.
Trajtimin me mjaltë mund t’a përgatisni çdo ditë fare lehtë duke përzier me tetë lugë gjelle ujë me dy lugë mjaltë.
Përzieni mirë derisa të formohet një pastë me trashësi mesatare dhe aplikojeni me kujdes në fytyrë të pastër.
Lëreni të thahet për rreth 20 minuta e më pas shpëlani fytyrën më ujë të ngrohtë.
Ky trajtim shumë i thjeshtë do t’a bëjë fytyrën tuaj të rifitojë butësinë e mëparëshme.
Qumështi
Qumështi është një burim natyral i pasur me acid laktik, një enzimë që gjendet shpesh edhe në kremrat e fytyrës.
Kjo sepse ka veti qetësuese dhe pastron fytyrën nga qelizat e vdekura duke promovuar rigjenerimin e saj.
Një fytyrë që prodhon qeliza të reja është baraz më një lëkurë më të re dhe të butë.
Për t’a përdorur qumështin si një zbutës dhe pastrues natyral mund të filloni duke zhytur një copë të butë apo pak pambuk në një enë me qumësht të ftohtë.
Lyeni më pas të gjithë fytyrën dhe lëreni të qetësohet për 5-10 minuta.
Më pas shpëlajeni atë me ujë të ftohtë dhe do të ndjeni menjëherë ndjesinë e butësisë që qumështi lë në lëkurë.
Vaj ulliri
Vaji i ullirit është tashmë i njohur ndër shekuj për vetitë e tij si në organizëm ashtu edhe në paraqitjen e jashtëme.
Duke qënë i pasur me antioksidantë dhe acide natyrale ndihmon në forcimin e mbrojtjen e lëkurës.
Qumështi krijon një barrierë të fuqishme që e mbron lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit.