Zelanda e Re do t’i vendos taksa lopëve dhe delëve
Zelanda e Re ka shpalosur një plan për të taksuar gromësimën (gazrat e stomakut) të deleve dhe bagëtive në një përpjekje për të trajtuar një nga burimet më të mëdha të vendit të gazrave serrë.
Kjo do ta bënte vendin e parë në botë që do t’i ngarkonte fermerët me faturë për emetimet e metanit nga kafshët që ata mbajnë /Telegrafi/
Zelanda e Re është shtëpia e pak më shumë se pesë milionë njerëzve, së bashku me rreth 10 milionë bagëti dhe 26 milionë dele.
Pothuajse gjysma e totalit të emetimeve të gazrave serrë të këtij vendi vijnë nga bujqësia, kryesisht metani.
Megjithatë, emetimet bujqësore nuk janë përfshirë më parë në skemën e tregtimit të emetimeve të Zelandës së Re, e cila është kritikuar nga ata që bëjnë thirrje që qeveria të bëjë më shumë për të ndaluar ngrohjen globale.
“Nuk ka dyshim se ne kemi nevojë të zvogëlojmë sasinë e metanit që po hedhim në atmosferë dhe një sistem efektiv për faturimin e emetimeve për bujqësinë do të luajë një rol kyç në mënyrën se si ta arrijmë këtë”, tha ministri i ndryshimeve klimatike i Zelandës së Re, James Shaw