Zgjohej çdo mëngjes për t’i mbuluar, 20-vjeçaren e lë i dashuri kur zbulon që kishte puçrra
Një 20-vjeçare i është drejtuar Reddit-it për të treguar sesi i dashuri i saj e braktisi sepse kishte akne në fytyrë.
E reja, emri i të cilës nuk dihet, besohet të jetë nga SHBA-të dhe e postoi rrëfimin e saj në një komunitet të personave që kanë probleme me lëkurën.
Vajza shpjegoi se ajo vuan nga aknet hormonale dhe herë pas herë faqet dhe mjekra i mbushen plot me puçrra.
Por, si duket, i dashuri i saj nuk i kishte vënë re aknet e saj sepse ajo ishte kujdesur gjithmonë që t’i mbulonte me grim.
Çohej çdo mëngjes përpara tij dhe “mbulonte” fytyrën.
Vetëm se një ditë, ajo vendosi të dilte pa grim fare dhe aty gjerat filluan të ndryshojnë.
Ajo shkruan:
Në fillim nuk tha gjë, thjesht filloi të më shihte çuditshëm. Pastaj kur ishim vetë më tha që nuk e dinte që kisha kaq shumë akne. Pas kësaj filloi të më rrinte ftohtë…derisa në darkë më tha që do të ishte më mirë të ndaheshim pasi nuk më pëlqente më. Dhe në fund fare më tha që nuk duhet t’i ‘mashtroj’ njerëzit kështu.”