Zgjohet nga koma pa këmbë dhe gishtërinj

Një 28-vjeçare është zgjuar nga koma për të zbuluar se kishte humbur këmbët dhe gishtërinjtë e saj.

Juttima Chinnasri mendoi se kishte ethe por në fakt vuante nga sëmundja e meningokokut.

Kur ajo shkoi në shtrat një mbrëmje në tetor të vitit të kaluar me ethe, u shqetësua se ishte ftohur. Por kur u zgjua në mëngjes vuri re në trupin e saj shenja skuqje dhe shkoi në spital.

Mjekët në spitalin Saint George i thabë 28 vjeçares se ishte shumë sëmurë dhe nga analizat e gjakut u konfirmua se vuante nga meningokoku B.

Ajo ra në koma dhe mjekët luftuan për ta mbajtur në jetë.

Kur u zgjua 10 ditë më vonë, iu tha se gishtat dhe këmbët e saj duhet të amputoheshin.

Juttima kaloi tre muajt e ardhshëm në spital duke u mësuar te jetojë pa gjymtyrët e saj.

Një në çdo dhjetë njerëz të diagnostikuar me meningokokë B vdesin.

Sëmundja e meningokokut është një infeksion bakterial që mund të shkaktojë vdekjen brenda disa orësh nëse nuk diagonistikohet dhe trajtohet në kohë.

SHKARKO APP